Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Bytyqi, së bashku me U.D. Udhëheqësin e Sektorit të Sportit, Alban A. Hoxha, kanë zhvilluar një takim me ekspertin ndërkombëtar për objekte sportive, Neil Carney, si dhe me stafin e Komitetit Olimpik, lidhur me përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan në detaje rreth gjendjes së sallës sportive dhe objekteve të tjera sportive, duke diskutuar sfidat, statistikat dhe nevojat teknike për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare. Po ashtu, u theksua se projekti për renovimin e brendshëm të sallës sportive tashmë është dorëzuar për shqyrtim në Ministrinë e Sportit.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të përgatitjeve dhe koordinimit institucional për një organizim sa më të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare.