Manifestimi i radhës së evenimentit tradicional Ditët e Kulturës "Ferizaj 2010, ishte promovimi i librit me poezi "Tallje e bukur" e poeteshës Dr. Qibrie Demiri Frangu e që u mbajt në ambientet e restorantit "Bolero" në Ferizaj.
Sali Bashota e Kujtim Shala, i cili ishte edhe nxënës i poeteshës ishin ata që folën për veprën e Qibries . Me një fjalë rasti u paraqit edhe poetesha Hida Halimi, kurse ndër mysafirët e shumët nga Ferizaj e Prishtina duhet veçuar, bashkëshortën e patriotit Jusuf Gërvalla, zonja Syzana, e cila vërtet e nderoi takimin në pasditen e enjtes në Ferizaj. Ishte prezent edhe Sami Piraj, drejtor i drejtoratit për Kulturë në Ministrinë e Kosovës.
Duke iu falmederuar, Drejtorisë për Kulturë të Ferizajt, për financimin e librit, Dr. Qibrie Demiri, tha se të shkruash vepra është taksirat e aksident, që të përcjellë tërë jetën. Mundohesh ta bësh"gjënë" nga "asgjëja", duke pas gjithmonë ndjenjën e perfeksionimit, mirëpo është kultura e cila në fakt mund ta zhvillojë më së miri një vend.
Manifestimin e begatoi me këngë të bukur me të cilat u prezantua edhe këngëtari i mirënjohur Veli Sahiti, si dhe recitimi i vargjeve të disa poezive të Qibries.
Qibrie Demiri, tha se të shkruash vepra është taksirat e aksident, që të përcjellë tërë jetën. Mundohesh ta bësh"gjënë" nga "asgjëja", duke pas gjithmonë ndjenjën e perfeksionimit, mirëpo është kultura e cila në fakt mund ta zhvillojë më së miri një vend.