Është një iniciat
ivë që ka marrë zyra e Avokatit të Popullit, ky institucion, shumë me vlefshëm për shoqërinë tonë, që edhe në komunën, tonë të jep, kontributin e vetë në mënyrë që qytetarët, tanë të kenë më afër ketë institucion, që ti paraqesin kërkesat tyre të ndryshme ,ne jemi dakorduar me që përfaqësuesit e Avokatit të Popullit , një herë në muaj të jetë në komunën tonë, ka thënë Vesel Zhinepotoku, drejtor për Administratë dhe Personel .
Faton Morina ,zyrtar ligjor në zyrën e Avokatit të Popullit , ka thënë se ne do të jemi për një kohë të caktuar këtu, që të jemi sa më afër qytetarit tonë , edhe komuna e Ferizajt, sikurse edhe komunat, tjera do të kenë mundësin që përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, të jenë aty, kjo me qëllim që të jemi më afër qytetarit, dhe të krijohet një bashkëpunim më i mirë edhe me institucionet komunale, por adresimin e ankesave apo edhe të problemeve, që kanë qytetarët, kuar ata mendoj se ju ka shkelur e drejta e tyre theksoi z. Morina.
Avokati i popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve, nga ana e institucioneve të Kosovës. Çdo qytetar mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit.