Dita ime sot nisi me drejtuesit e MotoKlubit “Veteranët”, me Kryetar Burim Selmanin e anëtarët Nexhat Shahini dhe Safet Syla, të cilët prita në zyrën time, për të pranuar nga ana e tyre mirënjohje për mbështetjen që i ofruam, me ç’rast edhe më njoftuan se nesër, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, do të nis punën klubi me aktivitetet e tij.