Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Agim Aliu është shprehur se kjo ditë ka një rëndësi shumë të madhe për shkak se këtu paraqitet liria, çlirimi përfundimtar nga okupatori serb.”Ditë kur ju dha fundi një epoke të gjatë të luftës për liri dhe pavarësi dhe fundit të vuajtjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar për lirinë e tij dhe ditën që shënon hapjën e një epoke të re , epokës së bërjës së shtetit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik, politik e social për qytetarët e Ferizajt por edhe të Kosovës në përgjithësi. Ne këtë ditë të veçantë e kujtojmë periudhën e vështirë të luftës për liri dhe pavarësi, e kujtojmë epopenë e lavidshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fushatën e intervenimeve të Aleancës Veri-Atlantike si dhe ditën e çlirimit të qytetit tonë “ka thënë Aliu.
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailit është organizuar shënimi i kësaj ditë të veçante.” Shënimi i kësaj dite do të fillojë me bërjën e homazheve te varrezat e dëshmorëve të kombit të UÇK-së duke u nisur nga sheshi “Adem Jashari”prej orës 9.30 për të marshuar qytetit ashtu siq kishin marshuar ushtarët e UÇK-së 12 vjet më parë por në drejtim të atyre që me gjakun e tyre bënë që ne sot me dhimbje por edhe me krenari të shënojmë këtë ditë. Pas homazheve gjatë ditës do të ketë aktivitete kulturore ndërsa manifestimi qëndror do të mbahet në orën 18:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj” është shprehur Aliu.
Drejtues të Kuvendit Komunal të Ferizajt me këtë rast kanë uruar të gjithë qytetarët me rastin e 12 qershorit ditës së Çlirimit të Ferizajt.
Komuna e Ferizajt, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura më rastin e 12 qershorit- Ditës së Çlirimit