21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë u shënua sot me një orë letrare me nxënës të shkollave të mesme të ulëta, organizuar nga Klubi Letrar “De Rada” dhe Sektori i të Rinjve. Takimi u hap me nga Zyrafete Shala, udhëheqëse e klubit “De Rada” e cila, veç tjerash, theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe poezisë në përgjithësi, ndërsa profesori Arsim Hamiti foli mbi etapat e zhvillimit të poezisë, për t’u ndalur së fundi tek akti krijues. Më tej, të gjithë nxënësit pjesëmarrës lexuan nga një poezi të përzgjedhur nga autorë të ndryshëm e disa prej tyre lexuan krijimet e veta. Takimi u mbajt në Bibliotekën e Qendrës Rinore.