Me këtë rast ky delegacion është takuar me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin dhe Drejtorin e Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit Mustafë Graincën. Në këtë takim temë e diskutimit ishte implementimi si dhe pengesat eventuale gjatë zbatimit të ligjit të financave lokale. Kryetari i Komunës , Bajrush Xhemaili ka referuar çështjën e implementimit të zbatimit mbi financat lokale duke e cilësuar atë si një ligj i cili ka gjetur zbatim të plotë pothuajse në menaxhim të financave dhe në hartimin e politikave financiare të bazuara me lig .
Poashtu edhe Drejtori i Financave, Mustafë Grainca në referimin e tij, para Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa , ka shpalsor disa nga të metat e vogla që ka ligji në fjalë dhe të cilat sigurisht se do të kalohen në një proces të amandamentimit të këtij ligji, por që në fakt konisiderohet si një ligj në përqindje të mëdha i zbatueshëm dhe praktik në fushën e financave lokale.
Ndërsa , Kryetarja e këtij komisoni Safete Hadergjonaj , pikërisht në focus të interesimit kishe atë se çfar mendon Kryetari i Komunës së bashku me stafin e tij , për ligjin e financave lokale, cilat janë pengesat në rast se ka dhe cilat do të duhet të ndryshohen në mënyrë që ligji mbi financat lokal , të jetë ligj i cili i përmbush kërkesat në pavarsinë e menaxhimit të financave lokale nga autoritete lokale të komunës.
Një delegacioni i Komisonit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i prirë nga Safete Hadërgjonaj ka viztuar komunën e Ferizajt.