Për një fillim të mbar të vitit shkollor, përpos masave që ka marr Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj, një gjë të tillë tashmë e ka ndërmarr edhe Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni i policisë në Ferizaj. Gjatë një takimi që kanë pasur drejtorët Komunal të arsimit me major Emin Beqirin, nga Drejtoria per Komunitete dhe bashkëpunim nga Policia e Kosovës, është biseduar për ata, që nxënësit të ndjehen sa më të sigurt si brenda objektit shkollor po ashtu edhe brenda rrethojës së shkollës.”Edhe policia ka një projekt që do të ketë shtrirje në gjithë Republikën e Kosovës, ku do të kenë sektorë të veçantë të policisë së Kosovës, që do të frekuentojnë policët dhe do të kenë në mbikëqyrje shkollat kryesisht”, ka thënë drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha. Ai me tej ka shtuar se kjo gjë është e domosdoshme në mënyrë që të rris sa më shumë sigurinë në shkollat e Komunës sonë , por edhe në komunat tjera të Kosovës.” Është një ekip që ka për obligim të kujdeset vetëm për shkollat. Ne i falënderuam për këtë nismë, por edhe për bashkëpunimin e deritanishëm, ku policia ka bërë të vetën dhe ka reflektuar pozitivisht, qoftë në oborrin e shkollës, qoftë në kontakt me drejtorët apo zv.drejtorët”, tha Berisha.
Drejtori komunal i Arsimit, Agim Berisha, me këtë rast ka theksuar faktin se dukuritë negative në shkolla janë në rënje e sipër.”Ne kemi përgëzu policinë e Kosovës, që ka marr aksion edhe sa i përket kontrollimit të autobusëve me nxënës, qoftë ata të mëngjesit, të mesditës dhe të mbrëmjes, ku janë gjetur disa mjete që nuk lejohet që të bartin nxënësit e shkollave me vete. Ky projekt do të thellohet dhe do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes drejtorëve të shkollave, Drejtorisë së Arsimit, Policisë së Kosovës, kryesisht Stacionit Policor në Ferizaj.
Drejtuesit Komunal të Arsimit, në Ferizaj, kanë mbajtur takim me majorin Emin Beqirin , drejtor i Drejtorisë për Komuniteti dhe bashkëpunim në Policinë e Kosovës.