
Në këtë takim kryetari i komunës u njoftua nga projektuesi për ecurinë e zhvillimit të punimeve si dhe për fillimin e angazhimit për hartimin e kurrikulave të të gjitha profileve të kësaj shkolle. Po ashtu kryetari u zotua se do të ndjek nga afër të gjithë përgatitjet për fillimin e suksesshëm të kësaj qendre dhe do të ofrojë kontribut konkret aty ku kërkohet një gjë e tillë.
Siç dihet ky projekt financohet nga Qeveria e Luksemburgut me bashkëpjesëmarrje nga Qeveria e Kosovës dhe kap shumën rreth 4 milion euro. Ky projekt parashihet të përfundojë vitin e ardhshëm, kur edhe do të fillojë viti i parë shkollor.
U mbajt takimi i rregullt ndërmjet përfaqësuesit të Lux-Development përgjegjës për Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, z. Herman Sonneveld me strukturat lokale të Komunës së Ferizajt dhe me operatorin i cili po kryen punimet në ndërtimin e kësaj qendre.