
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të drejtorive komunale, zyrtarë të OSBE-së, zyrtarë të zyrës për komunitete dhe kthim, përfaqësues të OJQ-ve që merren me çështje të komuniteteve RAE, përfaqësues të zyrës regjionale për punësim dhe përfaqësuesit politik të komunitetit.
Me këtë rast është diskutuar kryesisht për aktivitetet që parashihen me planin e veprimit lokal 2013-2015 në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.
Në fund të këtij takimi u tha se të gjitha aktivitet e propozuara do të përfshihen në draftin e këtij plani i cili pritet që të finalizohet dhe në shtator të këtij viti të jetë i gatshëm.
Ekipi i OSBE-se në bashkëpunim në Komunën e Ferizajt, kanë mbajtur takimin e dytë të grupit punues për Hartimin e Planit Lokal të Veprimit, për implementimin e strategjisë së Kosovës për integrimin e komuniteteve RAE.