Gjatë vizitës së tij në Ferizaj, zv/ministri i Kulturës, Hajdin Abazi ka zhvilluar një takim të gjatë me kreun e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili për të diskutuar çështje teje të rëndësishme. Ata kanë theksuar faktin se funksionalizimi i sektorit të trashëgimisë kulturore në rajonin e Ferizajt dhe avansimi i teatrit pofesionalist të qytetit, kanë qenë ndër temat kryesore të takimit, Me këtë rast Kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili ka thënë pas takimit se i ka ofruar mbështetje të pakursyer të natyrës teknike dhe profesionale për funksionalizimin e sektorit të trashëgimisë kulturore, për të shtuar se do të pasojë një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës dhe minsitrisë, e cila do të përcaktojë detyrat e institucioneve për një funksionim të mirëfillt të këtij sektori."Ministria kryesisht do të merret me pagat e punëtorëve që do të punojnë, ndërsa ne si komunë do të sigurojmë infrastrukturën, por edhe të paguajmë shërbimet komunale" ka thënë Xhemaili, duke bërë të ditur se sektori i Trashëgimisë Kulturore ka kohë që funksion në Ferizaj, me dy punëtorë, ndërsa pas marrëveshjes me ministrinë dhe angazhimin e punëtorëve shtesë në këtë sektor, do të dinamizohet puna në identifikimin dhe ruajtjen e objekteve materiale të trashëgimisë kulturore.
Nga ana tjetër z/ministri Abazi ka theksuar faktin se rajoni i Ferizajt ka ngelur pa e zyrtarizuar sektorin rajonal të trashëgimisë kulturore, i cili ka imponuar marrjen me masave për ta realizuar këtë objektiv."Kjo do të realizohet në shtator, po kërkohen disa parakushte, sikurse që janë zyrat, shpenzimet e rrymës, për çka kryetari i komunës shprehu gatishëmrinë e plotë të sigurojë këtë bazë, pas së cilës do të nënshruhet memorandumi, do të përpilohet organogrami dhe në kuadër të minsitrisë do të shpallen konkurse për vende pune që do ta kompletonin këtë sektor" ka thënë Abazi. Ai më tej ka folur për rëndësinë e këtij sektori, duke vënë në dukje se në nivel regjioni ende nuk ka të dhëna të sakta mbi vlerat e trashëgimisë kulturore që janë në Ferizaj, të cilat do të duhej të identifikohen e më pas të futen në bazën e të dhënave të Ministrisë së Kulturës, duke u bërë asete me vlera për shtetin. Njëherësh zv/ministri Abazi ka thënë ta ketë angazhuar historianin ferizajas Jusuf Musa që të bëjë gjurmime në terren, me qëllim të identifikimit të vlerave të trashëgimisë dhe futjes së tyre në bazën e të dhënave. Hap tjetër, sipas tij do të jetë çështja e restaurimeve, konservimit të tyre si vlera kulturore dhe shpirtërore që mund të kenë ndikime në zhvillimin e turizmit më pas.
Zv.ministri i Kulturës , Hajdin Abazi ka zhvilluar një takim me kreun e komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili