Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit Vesel Zhinipotoku, ka theksuar se ky proces është shumë i rëndësishëm sepse i përket edhe liberalizmit të vizave për kosovarët.”Temë shumë aktuale në muajt e fundit të këtij vitit dihet se është liberalizimin e vizave dhe riintegrimi i personave të riatdhesuar. Dihet se edhe premtimet e qeverisë për implementimin e strategjisë për këtë vit që është ky proces të ece mirë dhe mbarë”, ka thënë drejtori Zhinipotoku.
Nga ana tjetër koordinatorja për kthim të qëndrueshëm në Komunën e Ferizajt, Xhevahire Dervishi- Rexhepi, në këtë takim ka dhënë statistika të sakta që posedon zyra komunale për kthim. “Prej dhjetorit të vitit 2010 deri me 15 nëntor 2011 prej njoftimeve që kemi marrë nga Zyra për ri- integrim e MPB-së dhe rastet që janë lajmëruar vetë në ZKKK , janë riatdhesuar 71 familje me 158 anëtar,prej tyre 67 janë femra dhe 102 meshkuj, 59 janë fëmijë. Prej tyre janë 102 shqiptar,ashkali 44, rom 20, serb 3”, ka thënë Rexhepi duke shtuar se 37 kërkesa janë rekomanduar në Bordin ekzekutiv për riintegrimin e personave të riatdhesuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “15 kërkesa janë aprovuara për ushqim dhe material higjienik nga këto 4 kërkesa janë të aprovuara edhe për strehim”, tha Dervishi.
Ajo ka theksuar se ka edhe kërkesa të refuzuara prej të cilave janë 3 për ndërtim të shtëpive , një për ushqim dhe një projekt për krijimin e të hyrave vetanake, ndërsa në proces për shqyrtim të Bordit ekzekutiv të riintegrimin e personave të riatdhesuar në ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, janë 19 kërkesa. “Në proces për rekomandim janë 14 raste, në proces të kompletimit të dokumenteve”, tha Dervishi.
Nga ana tjetër shefi i zyrës së Komuniteteve në Komunën e Ferizajt Hyzri Hasani ka theksuar faktin se kanë shumë probleme me komunitetin RAE për shkak të asaj se shumica nuk kanë fëmijë të regjistruar.
Ndërsa si problem shumë të madhe dhe mjaft shqetësues ka paraqitur, përfaqësuesi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Bakolli ka paraqitur çështjën e të sëmurëve dhe që janë riathdhesuar këtu.
Takime të këtij lloji do të mabhen edhe ditëve të ardhshme.
Të gjithë akterët relevant të Komunës së Ferizajt, të cilët po merren me procesin e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave nga vendet evropiane, janë mbledhur këtë të mërkurë për të diskutuar problemet me të cilat po përballen këta persona.