Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Faruk Guri, ju tha qytetarëve se kjo është një rregullore e cila është miratuar vite më parë, por që është kërkuar që të plotësohet edhe me disa kritere të tjera në mënyrë që të përcaktohen kushtet dhe kriteret për dhënien me qera të banesave në pronësi të komunës.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në debat kanë paraqitur hallet e tyre në mënyrë se si të jenë përfitues të banesave që pritet të ndahen nga komuna jonë.
Rregullorja në fjalë në muajin e ardhshëm do të del për miratim edhe në Kuvendin komunal të Ferizajt, ku më pas me një vendim të do të jepen në shfrytëzim 40 banesa të komunës të cilat kanë qenë të uzurpuara.
Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur diskutim publik me qytetarët ku u diskutua lidhur me përcaktimin e kushteve dhe kritereve për dhënien me qera të banesave në pronësi të komunës.