
Ky komision përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha forcave politike pjesë e Kuvendit Komunal. Me pajtimin e të gjithë të pranishmëve në këtë takim, u dakordua që në një afat optimal të dorëzohen të gjitha propozimet, vërejtjet, sugjerimet lidhur me këtë dokument pune të institucionit të Kuvendit.
Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e forcave politike në Kuvend si dhe anëtarët e komisioneve të themeluara nga Kuvendi, kryesuesja Gashi- Bytyqi gjithashtu ka njoftuar se në një takim të mbajtur dje është zgjedhur kryesues i Komitetit për Komunitete, z. Xhemajl Jashari, ndërkaq po këtë komitet do ta përfaqësoj në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, znj. Mimoza Sojeva- Pajaziti.