
Në fokus të debatit ishte propozim zgjidhja për konceptin e Qendrës së Mobilitetit, i cili qysh më parë ishte përvetësuar dhe aprovuar në planin zhvillimor urban, i cili në rend të parë nënkupton integrimin e stacionit hekurudhor dhe atij të autobusëve në një pikë."Gjatë konsultimeve që ndoshta ishte pika më shqetësuese e zhvendosjes së stacionit të autobusëve ku me skenarët e propozuar kemi dhënë një ide që ky stacion nga lokacioni ekzistues të zhvendoset në lokacionin ku tani është shkolla fillore ‘Gjon Serreçi’, për faktin se nuk kemi problem me pronën", ka thënë Vata.
Eliza Hoxha nga firma "XL Architects" nga Prishtina ka thënë se ky debat duhet konceptuar si fazë e parë e hulumtimit të skenarëve të mundshëm për regjenerimin e zonës së qendrës. "E kemi problemin e hekurudhës, problemin e qendrës së mobilitetit të trajtuar edhe në planet e niveleve të larta, mandej edhe problemin e gërshetimit të hekurudhës me nivelet tjera të komunikacionit rrugor", ka thënë Hoxha, duke shtuar se ky plan është vetëm një koncept i rregullimit të kësaj zone, përderisa debatet me qytetarë do t’i ndihmonin për fazën finale të projektit.
Përfaqësues të kompanisë “XL Architects” bënë të ditur se do të realziojnë edhe më tej diskutime të tilla publike, duke ditur se afati kohor i implementimit të planit rregullues urban është 5 vjeçar.
Në debat publik me qytetarë të cilët ishin shumë të paktë, kompania "XL Architects" nga Prishtina ka prezantuar fazën e parë të hulumtimit të planit rregullues urban ( zona e parë ), e qendra e qytetit të Ferizajt.