Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta në mesin e tyre ishte edhe ajo se si të bëhet shpërndarja e informatave në mes komunës dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, kornizën ligjore dhe buxhetin komunal për fshatrat, vendbanimet dhe këshillat të lagjeve urbane dhe bashkëpunimi me autoritete komunale.
Në hapjen e këtij diskutimi kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se këto takime janë shumë të mirë se ardhura me qëllim të vet që të shkëmbehen edhe idetë e ndryshme mes pushteti dhe qytetarëve.
“Falënderojë të gjithë për organizmit e këtij takimi, në mënyrë që të shkëmbejmë informacioneve përmes këshillave të fshatrave dhe kryetarëve të fshatrave dhe institucioneve komunale, i cili sipas vlerësimeve tona është i mirë por nuk është në shkallën mjaftueshme e organizuar për shkak se ne dëshirojmë që të funksionojnë institucionet tona dhe bashkëpunimi të jetë reciprokë për shkak se edhe bashkëpunimi nuk mund të shtrihet tek qytetarët pa bashkëpunimin e qytetarëve tanë me përfaqësuesit e tyre”, ka thënë Svarqa.
I pari i Ferizajt, Svarqa në mes tjerash ka thënë se edhe zonat urbane duhet t’i kenë përfaqësuesit e tyre në mënyrë që secila brengë e qytetarëve të përcjellët përmes tyre tek institucionet.
Edhe drejtori i OSBE-së për rajonin e Gjilanit Ulrich Biffar, ka thënë se takime të tilla janë shumë të domosdoshme dhe secili fshat dhe secila zonë urbane tashmë duhet të ketë përfaqësuesin e tyre legjitim.
Në këtë takim përfaqësuesit e fshatrave kanë diskutuar edhe shumë çështje të rëndësishme që janë në lidhura drejtpërsëdrejti me ta.
Organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me komunën e Ferizajt, ketë të premte është mbajtur një tryezë me kryetarët e fshatrave.