
Në këtë takim morën pjesë anëtaret e Kuvendit të Komunës, zyrtarë të zyrës për barazi gjinore, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi si dhe drejtoresha e drejtorisë së Urbanizmit, Qazime Vata, si dhe ekipi i OSBE-së për rajonin e Ferizajt.
Në këtë takim kryesuesi i Kuvendit të Komunës, pasi elaboroi rëndësinë e pjesëmarrjes se gruas në jetën politike dhe ligjvënëse, ftoi anëtaret të shprehen për të gjitha sfidat, problemet dhe heshtjet që ato mund ti kenë si pengese ne aktivizimin e tyre të plotë.
Ndërsa përfaqësuesja e ekipit të OSBE-së Sadete Ternava-Osmani u shpreh e gatshme që sikur edhe në të kaluarën edhe tani, por edhe në vitin 2013 OSBE-ja do të vazhdojë të ndihmojë çështjet e barazisë gjinore, me theks, grupin e grave të Ferizajt, për ngritjen e rolit të grave në çdo fushë të veprimtarisë.
Anëtaret e Kuvendit Komunal diskutuan lidhur me aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë partiak, duke vene në pah të arriturat dhe sfidat në plotësimin e profilit te tyre. Ato falënderuan Kryesuesin e Kuvendit të Komunës dhe ekipin e OSBE-së për takimin dhe u zotuan që në të ardhmen të angazhohen më tepër në arritjen e përfaqësimit me përmbajtjesor te gruas në komunën e Ferizajt.
Takimi kishte për qëllim të shqyrtojë çështjet që kanë të bëjnë me angazhimin e gruas në jetën parlamentare komunale të Ferizajt dhe sfidat të cilat paraqiten në këtë rrafsh.