Në këtë takim i pranishëm ishte nënkryetari i komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, si dhe shoqëria civile në këtë komunë.
Nënkryetari i komunës Xhavit Zariqi, në këtë takim foli hapur për një servilitet që tregojnë organizatat joqeveritare në shumë raste derisa përfitojnë ndonjë projekt , dhe nuk kanë rol aktiv në interesa të përgjithshme reagojnë aktivistët e shoqërisë civile duke apeluar të mos përgjithësohen të gjitha rastet.
Në këtë takim u diskutuan shumë çështje, ndër to edhe përdorimi i të rinjve për fushata politike dhe u bë thirrje që të kihet kujdes sepse ky potencial është i nevojshëm për shumë procese të tjera.
Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal Faruk Guri e pranoi se ka vend për përmirësime në shumë fusha sa i përket pjesëmarrjes aktive të qytetarëve por kërkuan ndihmë nga të gjithë mekanizmat që fillimisht të ndryshohet qasja.
Një pjesë e rëndësishme e inkuadrimit qytetar në komunën e Ferizajt konsiderohen edhe komitetet konsultative të cilat janë përmendur edhe sot por që nuk kanë nisur së funksionari ende. U përmend se pa u siguruar një pagesë për to nuk do të jenë edhe efektive as iniciativat për themelimin e tyre derisa u njoftua se së shpejti do të hapet konkursi publik për këto komitetet.
Organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovës, këtë të martë u mbajt një punëtori ku u diskutua mbi pjesëmarrjen e publikut në proceset vendimmarrëse si dhe shkëmbimi i përvojave të ndryshme.