Në një takim të përbashkët mes kreut të komunës, Muharrem Svarqës si dhe togerit Tyler Johnson, udhëheqës i ekipit të LMT-së, është biseduar për sferën e sigurisë në komunën tonë, por edhe mbi gjendjen ekonomike mbi të cilën ndodhet qytetarët ferizajas.
U tha se situata e sigurisë në këtë komunë është shumë e qetë dhe për këtë kontribut të madh po japin vet qytetarët që Ferizaj.
Në fund të gjitha palët u dakorduan që do të bashkëpunojnë ngushtë në çështje të rëndësishme sa i përket komunës së Ferizajt. Ndryshe ky ishte takimi i parë pas ndërrimit të komandës së KFOR-it amerikan që u bë në kampin amerikan Bonstill.
Këtë të mërkurë, kreu i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim përfaqësues të KFOR-it amerikan, përkatësisht ekipin Ekipi Ndërlidhës Vëzhgues-Monitorues (LMT).