Me këtë rast, kryesuesi Milazim Haliti ka theksuar se projektbuxheti është dokumenti më i rëndësishëm i cili prek drejtpërdrejt vet qytetarët e Ferizajt. Haliti ka vënë në dukje se kjo praktikë e dialogimit përcakton kahjen e zhvillimit të qytetit përmes planifikimit të buxhetit.
Ndërkaq drejtoresha e Financave Lirje Syla të pranishmit i ka njoftuar për buxhetin e Ferizajt për vitin 2015.
“Buxheti për vitin e ardhshëm kap shumën rreth 25 milion euro”, shumë kjo që sipas saj ka pësuar një rritje sukcesive, por më e vogël sa i përket investimeve kapitale për 900 mijë euro krahasuar me buxhetin e këtij viti.
Nga ana tjetër edhe qytetarët kanë parashtruar pyetjet e tyre nga më të ndryshmet për futjen e projekteve të cilat janë të nevojshme për ta.
Miratimi i buxhetit për vitin 2015 pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet me 30 shtator.
Këtë të martë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Milazim Haliti, ka mbajtur dëgjimin publik me qytetarë për buxhetin e vitit 2015.