Këtë të premte drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka pritur në një takim drejtues të organizatës Accessible Quality Healthcare (AQH) Nicu Fota.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte sfera e shëndetësisë, ndërkaq është diskutuar edhe për një projekt i cili pritet të fokusohet tek sëmundjet kronike. Drejtori Emini ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, duke pasur për bazë projekte që pritet të realizohen në qytetin tonë në të ardhmen.
Ky projekt parashihet të bëhet edhe përmes Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, me ç’rast i pranishëm ishte edhe zv. drejtori i QKMF-së Dr. Afrim Abazi.