Interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e debatit në të cilin diskutohej koncepti i zhvillimit të zonës së qendrës së qytetit ishte jo edhe qa i madh . Zyrtarë komunal kanë thënë me këtë rast, se kjo zonë përfaqëson pjesën më me interes jo vetëm për banorët e zonës por për të gjithë qytetarët. Drejtoresha e Urbanizmit, Qazime Vata, ka thënë se qëllimi dhe idea ka qenë që vërtetë qytetarët të japin kontributin e tyre, të marrim sugjerime dhe ide që në fillim të konceptit të zhvillimit të kyçen qytetarët, ashtu që pas këtij konsultimi t’i rrekemi punës së planifkimit të draftit final.”Me planin rregullues të qendrës ne jemi fokusuar të bëjmë zgjidhje të infrastrukturës në përgjithësi që është një problematikë në tërë zonën urbane por me theks të veçant për zonën e qendrë”, ka thënë Vata.
Eliza Hoxha nga firma “XL-Architeks” ka thënë se ky debat duhet konceptuar si fazë e parë e hulumtimit të skenarëve të mundshëm për regjenerimin e zonës së qendrës, duke dhënë përgjigje në problemet akute. “Kemi problemin e hekurudhës, problemin e qendrës së mobilitetit të trajtuar edhe në planet e niveleve të larta, mandej edhe problemin e gërshetimit të hekurudhës me nivelet tjera të komunkacionit rrugor”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se nëse në këto 3-4 pika marrin përgjegjie në këtë nivel të skenareve, do të vazhdojnë tutje me përgjegjiet që ka dhënë plani rregullues në bazë të së cilit zona qendër mund të zhvillohet
Për më tepër mësohet se në fokus të debatit ishte propozim zgjidhja për konceptin e Qendrës së Mobilitetit, i cili qysh më parë ishte përvetësuar dhe aprovuar në planin zhvillimor urban, i cili në rend të parë nënkupton integrimin e stacionit hekurudhor dhe atij të autobusëve në një pikë
Eliza Hoxha nga firma “XL-Architeks” ka thënë se ky debat duhet konceptuar si fazë e parë e hulumtimit të skenarëve të mundshëm për regjenerimin e zonës së qendrës, duke dhënë përgjigje në problemet akute.