Gjatë ditës së sotme në tetarin e qytetit në Ferizajt “Adriana Abdullahu”, është diskutuar Draft Rregullorja për Organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet e Komunës së Ferizajt.
Hapjen e këtij diskutimi e ka bërë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, e cila ka theksuar se kjo rregullore ka rëndësi tepër të madhe për qytetin e Ferizajt.
Ndërkaq drejtorja e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani-Abazi , është shprehur se kjo rregullore, ka për qëllim që të rregullojë organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Ferizajt, themelimin e këshillave lokal, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, duke i siguruar banorët e fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në realizimin e të drejtave, interesave dhe obligimeve të tyre, në shumë fusha të jetës dhe paraqitjes së organizuar në organet e Komunës.
Vërejtjet dhe sugjerimet për kërë draft rregullore, do të pranohen edhe brenda 16 ditëve të punës në mënyrë që kjo rregullore te jetë sa më e kompletuar.
Për detaje të tjera Draft Rregullorja është i publikuar edhe ne webfaqen e Komunës së Ferizajt në këtë link: https://ferizaj.rks-gov.net/ferizaj-4/draft-rregullore-per-organizimin-funksionimin-dhe-bashkepunimin-e-komunes-me-fshatrat-vendbanimet-dhe-lagjet-urbane-ne-komunen-e-ferizajt/
3,381
People Reached
280
Engagements
Boost Post
<img class=”j1lvzwm4″ src=”data:;base64, ” width=”18″ height=”18″ />
3636