Menjëherë pasi janë kthyer nga Gjermania ku kanë qëndruar një javë, disa fëmijë të dëshmorëve nga Ferizaj kanë thënë të mërkurën se ekskursioni një javor atje u ka shërbyer atyre për të lidhur ura të reja miqësie me bashkëmoshatarët e tyre. Ata kanë thëne se gjatë një jave qëndrimi kanë vizituar shumë qytetet, shkolla e institucionet tjera dhe kanë pasur mundësi të njihen edhe jetën dhe kushtet e punës atje. Ilirjana Sylejmani theksoi se në Gjermani kanë vizituar shumë shkolla dhe qytete, por sipas saj ajo që më së shumti i ka lënë përshtypje është familja shqiptare atje."Nga kjo vizitë jam bindur se populli shqiptarë pa marrë parasysh ku jeton, traditën e mikpritjes nuk e harron asnjëherë." theksoi Ilirjana. të njëjta përshtypje kanë përshkruar edh dy fëmijët të therë, Ilir Topalli dhe Festina Kaçiku, duke shkuar se gjatë këtij ekskursioni kanë pasur mundësi të vizitojnë shumë qytete, shkolla për të parë për së afërmi se si zhvillohet procesi mësimor atje.Në anën tjetër Agim Berisha, drejtor i drejtorisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, thotë se kjo vizitë është organizuar nga MASHT-i dhe ka qenë një vizitë kthyese"Nga bashëbisdimet me ta kuptuam se ata kishin kaluar mirë dhe gjatë vizitës kanë lidhur ura të reja miqësore si brez, kanë vendosur një komunikim me bashkëmoshatarët e tyre atje dhe se e tërë vizita ka qenë relaksuese" theksoi ndër të tjera Berisha..
Ndryshe, në këtë ekskursion kanë qenë të përfshirë gjashtë fëmijë të dëshmorëve nga komuna e Ferizajt të shoqëruar edhe nga një mësimdhënës i tyre..
Ilirjana Sylejmani theksoi se në Gjermani kanë vizituar shumë shkolla dhe qytete, por sipas saj ajo që më së shumti i ka lënë përshtypje është familja shqiptare atje."Nga kjo vizitë jam bindur se populli shqiptarë pa marrë parasysh ku jeton, traditën e mikpritjes nuk e harron asnjëherë." theksoi Ilirjana