Sot, bashkë me Nënkryetarin e Komunës, Lulzim Aliu vizituam Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, me ftesë të Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneralbrigade, Jeton Dreshaj, ku diplomoi gjenerata 01-2023 e rekrutëve të FSK-së, djemtë e vashat e Kosovës që i shtojnë radhët e forcave tona të armatosura në mbrojtjen e Republikës, krenaria e çdo qytetari të Kosovës e gardianët e themeleve të shtetësisë sonë.
Urime diplomimi, rekrutëve të rinj të FSK-së! Ta gëzojnë uniformën e detyrën e ushtarit të Kosovës!