Adem Maloku roje e pyllit i cili kishte qëndruar deri vonë aty thotë se nuk kishte vërejtur ndonjë lëvizje të dyshimtë, por sipas tij pak orë pasi është larguar ai është hedhur një gomë me benzinë brenda për t’i vënë flakën më pas gjithë kontenjerit. Ky roje e pyllit e pranon se është bërë mjaft vështirë të mbrohen pyjet ndërsa ky rast dëshmon se pyjet e rajonit të Ferizajt po dëmtohen çdo ditë e më shumë dhe parandalimi po vështrisohet edhe më tutje.
Djegia e pikës kontrolluese në fshatin Jezerc ka shqetësuar edhe komunën e Ferizajt e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e pyjeve të kësaj ane. Dhe problem për ta nuk është vetëm ngjarja e mbrëmshme por edhe fakti se për më pak se një vit aty janë djegur edhe 4 kontejnerë të tillë. Në këtë mënyrë drejtori për Bujqësi dhe Pylltari Xhemajl Reçica e pranon se nuk po mund të mbrojë pyjet komuna si e vetme.
Rastin e zjarrvënies në një kontejner që ishte në shërbim të pylltarëve në fshatin Jezerc e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Ferizajt. Zëdhënësi i policisë, toger Agim Gashi potencon se janë ndërmarrë veprime hetimore edhe ndaj rasteve të mëhershme dhe po punohet në zbardhjen e tyre.
Kontejnerët e djegur ishin dhuratë për komunën nga një kompani private dhe për kohën sa qëndruan në këmbë shërbyen mirë për pyllatrët. Tani e tutje këta punëtorë do të punojnë në kushte shumë të vështira sepse gjithë punën do ta bëjnë një këmbë dhe të pambrojtur nga kafshët e egra por edhe nga dëmtuesit e pyjeve.
Pak orë pas mesnatës së mbrëmshme rojat e pyllit në hyrje të fshatit Jezerc kanë parë se po digjet një kontenjer i cili shërbente se pikë kontrolluese për të mbrojtur pyjet e kësaj ane.