
“Është një kontribut i prekshëm që na ka dhënë Caritas Kosova, dhe kjo po bëhet në të mirë të të gjithë qytetarëve ferizajas dhe me gjerë. Komuna jonë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtw me Caritas Kosovën”, ka thënë drejtori Karameta.
Nga ana tjetër drejtori i Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi, ka thënë se këto ndihma kanë arritur në Kosovë, nga Caritasi gjermani.
“Caritas Kosova mundohet që sadopak të jetë prezent kudo, duke bwrw dhënien e ndihmave tw ndryshme qw vinw nga donatorwt. Ky është një gjest shumë simbolik që e bën sot Caritasi, sepse Caritasi është pandërprerë në teren që shpërndanë ndihma humanitare që na vinë nga Caritasi gjerman, në këtë rast kemi shtretër për pacientët e ndryshëm që janë të sëmurë”, wshtw shprehur Don Viktor Sopi.

U bë e ditur se gjatë javës së ardhshme do të fillojnë edhe punimet edhe në objektin e pa përfunduar të emergjencës primare e cila do të funksionojë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Falë Caritsait të Kosovës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, është pajisur me shtretër të shumtë.