I papranueshëm, i shëmtuar, kundër rendit demokratik e të zgjedhurit të qytetarëve është akti i dhunës sot ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri.
Dënoj ashpër këtë akt dhune dhe kërkoj nga organet kompetente të zbardhin rastin e të vënë para drejtësisë, kryesin e këtij akti të shëmtuar e kriminal, duke i dhënë dënimin e merituar.