Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa, ka marrë me shqetësim informacionin se këto ditë në një lagje të qytetit, ku është i përqëndruar komuniteti rom, është shkruar një grafit me përmbajtje kërcënuese ndaj ndaj këtij komuniteti.
Kryetari i Ferizajt beson se ky rast paraqet veprim të izoluar të ndonjë qytetari të papjekur dhe nuk është aspak disponim i shumicës së qytetarëve të Komunës së Ferizajt.Kryetari Sfarqa beson thellësisht tek përcaktimi i të gjitha komuniteteve të Komunës së Ferizajt për ndërtimin e së ardhmës së përbashkët dhe për të jetuar e punuar së bashku, në një shtet ku të gjithë qytetarët janë të barabartë në të gjitha aspektet.Komunitetet pakicë në Komunën e Ferizajt tashnë kanë bërë një rrugëtim të mirë në drejtim të integrimit shoqëror, arsimor e kulturor dhe po ecin dita-ditës përpara në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të emancipimi.
Kryetari i Ferizajt inkurajon qytetarët ferizajas të komunitetit rom që të mos zmbrapsen nga synimet për thellimin e integrimit të tyre në rrjedhat shoqërore, politike, ekonomike, arsimore, kulturore e sportive, pavarësisht momenteve të padëshirueshme, si ky i grafitit të fundit.Kryetari i FerizajtMuharrem Sfarqa