
Ndërsa, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj Halil Osmani, ka thënë se ky demonstrim ka pasur për qëllim që të njoftoj të gjithë qytetarët me rrezikun që përbëjnë pompat e derivateve të naftës.” Kjo ka qenë si qëllim i joni që të bëhet me një cisternë të një pompe të benzinës, për shkak se këto bëjnë zbrazjen prej cisternës në rezervuar të brendshëm dhe nuk kanë shumë kujdes, nëpër pompa të benzinës. Ne këtu në Kosovë kemi pompa të benzinës jashtë mase dhe kemi numër shumë të madhe dhe shumica prej tyre nuk janë të përgatitura për këtë lëmi”, ka thënë Osmani.
Ndryshe,shuarja e këtij zjarri të improvizuar afër një pike të karburantit ,nga të gjithë akterët që janë doemos të involvuar në këso lloj situatash,ishte mjaft e suksseshme. Kjo ngjarje u realizua për nder të Festës kombëtare së 28 Nëntorit.
Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, këtë të premte ka treguar shkathtësitë e tyre duke bërë improvizimin e një ngjarje tek një pikë e karburantit duke vënë zjarr. Për të parë nga afër këtë ngjarje dolën edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili , Drejtori i Shërbimeve Publike Ibrahim Hyseni, po ashtu edhe nxënës të shkollave fillore të Komunës së Ferizajt.