
Gjithashtu,edhe sa i përket punës së sanitarëve u tha se edhe ta gjatë kësaj periudhe ata janë përpjekur që pastrojnë tregun nga mallrat me afat të skaduar,duke kontribuuar në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. “Janë bërë 150 kontrollime vizuale, janë bërë kontrollime të rregullta në 214 subjekte afariste, e për të gjitha rastet kanë hartuar procesverbal dhe kanë formuar lëndë të veçanta.
Inspektorati i sanitarisë ka kryer 194 kërkesa për plotësimin e kushteve minimale teknike dhe higjienike në bashkëpunim me inspeksionin e tregtisë”, është shprehur drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit.
Edhe për aktivitetin e punës së inspektorëve të ndërtimtarisë ,Demaj tha se ata gjatë këtij viti ata kanë lëshuar 96 vendime që lidhen me këtë fushë të rëndësishme.”Inspeksioni i ndërtimtarisë gjatë 11 muajve të vitit 2011 ka kryer një mori kontrollimesh të rregullta dhe të jashtëzakonshme ne territorin e Komunës së Ferizajt .Te gjitha këto kontrollime i ka kryer duke u bazuar ne Ligjin e Ndërtimtarisë 2004 /15 të Kuvendit të Kosovës. Ka kryer 255 kontrollime me procesverbal të formuar, ku ka lëshuar 98 vendime ,36 konkluza për lejimin e ekzekutimit vendimeve, ka realizuar ekzekutimin për 18 objekte montazhi. Po ashtu kemi pranuar 12 ankesa të palëve të gjitha të zgjidhura dhe 4 kërkesa të gjitha të kryera. Kemi proceduar 6 lëndë në shkallën e dytë dhe kemi realizuar 31 njoftime për palët”, bën të ditur Demaj.
Ndërkaq,edhe rreth inspektimit të tregjeve të mishrave ,drejtoria për inspektorat shpalosi punën e inspektorëve të veterinarisë.” Duke u bazuar në këto Ligje dhe Udhëzime Administrative gjatë kësaj periudhe raportuese ka kryer këto punë duke hartuar 194 procesverbale të rregullta dhe 150 vizuele.
Ka kryer 620 kontrollime gjatë therjes së kafshëve, ka ushtruar 1 fletëparaqitje për kundërvajtje pranë Gjykatës për kundërvajtje në Ferizaj, ka konfiskuar dhe asgjësuar 440 kg artikuj mishi si dhe ka pranuar 1 kërkesë. Inspektori i veterinës po ashtu inspektuar Tregun e gjelbërt dhe atë të kafshëve, ndërsa në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar 20 frymë gjedhe” , është shprehur numri një i Drejtorisë së Inspektoratit David Demaj.
Ndërkohë ,edhe sa i takon inspektorëve komunalë ,drejtues të kësaj drejtorie thanë se ata gjatë vitit që po e lëmë pas kanë bërë 28 fletëparaqitje në Gjykatën Komunale ,si dhe kanë konfiskuar 172 automjete,ku në këtë drejtim kanë bërë edhe konfiskimin e kombibusëve ,të cilët kanë qarkulluar ilegalisht ,veprime këto të cilat i kanë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Po ashtu në këtë pres konferencë u shtruan edhe disa çështje të tjera problematike,me të cilat është marrë kjo drejtori.
Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit komunal, ka prezantuar punën njëvjeçare të kësaj drejtorie.