Ferizaj në historinë e tij 150 vjeçare, i dha Kosovës emra të ndritur, kontributplotë në lëmi të ndryshëm. I tillë ishte edhe personaliteti i veçantë, me vlerat të dalluara njerëzore e profesionale, personalitet i dashur e kurdoherë në shërbim të qytetarëve e ku me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes
për
SAMI SPAHIU
Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.