Ferizaj në rrjedhën e historisë së tij 150 vjeçare, njohu përpjekje mbinjerëzore për të mirën e për dashurinë e respektin mes njëri-tjetrit, vlerat më të ndritura të lirisë e demokracisë. I tillë ishte edhe njeriu me ideale të larta fetare e kombëtare, pa harruar kurrë misionin e tij me interes kombëtar nëpër botë si dhe shumë vepra tjera humanitare të këtij Prelati shqiptar, që me devotshmëri shembullore shërbeu në Ferizaj e ku me rastin e 150 vjetorit të themelimit të qytetit, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT, pas vdekjes, në 105 vjetorin e lindjes së Imzotit
NIKË PRELA
Për kontribut e angazhim historik në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.