Feniksi i shpresës për nevojtarët, me 280 strehë që krijoi puna e tij për nevojtarët, veprimtar i orëve të para për lirinë e Kosovës, i burgosur e luftëtar i lirisë bashkë me gjithë familjen e tij, është ky personaliteti që mishëron shprehjen një njeri si një thesar e ku në 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”
për
MILAIM JASHARI
Për kontribut e angazhim në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.