Një jetë kushtuar paqes mes njerëzve, dashurisë për Krijuesin, harmonisë ndërfetare e veprave humane për nevojtarët. Ishte ky misioni i promovuesit të paqes, famullitarit të Kishës Katolike “Engjulli i Rojës” në Ferizaj, drejtorit të parë të “Caritas Kosova”, marshuesit në Paris me mesazhin e paqes me Kryeministrin Rama pas masakrës në Charlie Hebdo, ferizajasit të shquar që me veprën e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare e ku me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT, pas vdekjes, në 60 vjetorin e lindjes së Imzotit
LUCJAN AVGUSTINI
Për kontribut e angazhim historik në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.