Edhe këtë të martë kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka pritur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët kishin halle nga më të ndryshmet. Kryetari Xhemaili ka theksuar se gjatë ditës së sotme ka pasur një numër shumë të madh të qytetarëve, të cilët kanë pasur probleme të ndryshme. Gjatë kësaj ditë ai ka pritur rreth 50 qytetarë.
Xhemaili ka pasur edhe delgacione të shumta nga fshatrat, të cilët vijnë për zgjidhjen e problemeve të shumta. “Kam shumë delegacione që vijnë. Ata zakonisht drejtohen tek ne, për çështje të ndryshme të fshatit, apo edhe për çështje individuale, qofshin të infrastrukturës, qoftë ndonjë çështje që mendojnë se komuna u ka bërë të padrejtë”, ka potencuar Xhemaili.
Ndërsa qytetarët janë të kënaqur me pritjet që bënë kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe që gjen kohë për të pritur ata.” Më ka pritur shumë mirë. I tregova për problemin që kam, tha se do të mundohet që të zgjidhë problemin tim”, është shprehur Zymrije Vladi, qytetare e Ferizajt.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili bashkëbisedon lirshëm me qytetarët.