Në prani të një numri simbolik të qytetarëve të Ferizajt ,Instituti “Insi”nga Prishtina ka bërë prezantimin e draft –planit rregullativ për zonën e dytë të qytetit, në të cilën inkorporohen rrugët “Vëllezërit Gërvalla” në jug deri në rrugën “Driton Islami” në veri, pjesa lindore mbi magjistralen dhe pjesa perëndimorë e cila kufizohet me rrugën “Cen Dugolli”,“Xheve Lladrovci” dhe rrugën Mic Sokoli”.
Me këtë rast qytetarët e pranishëm në këtë debat dhanë sygjerimet e tyre për plotësimin e këtij plani. Në anën tjetër,inxhinieri, Ismail Baftijari ,theksoi se kompania projektuese që përfaqëson ai, ka paraparë zhvillime të ndryshme në këtë zonë.
Sipas Baftijarit ,hartimi i planit të zonës së dytë të qytetit parasheh edhe ndryshime potenciale,të cilat sipas tij synojnë ngritjen e cilësisë së jetesës në këtë zonë urbane.
Hartimi i planit rregullativ të zonës së 2 të qytetit të Ferizajt është duke u bërë nga drejtoria për urbanizëm dhe kadastër e Ferizajt,nga kompania e kontraktuar nga komuna “Insi”nga Prishtina dhe me propozime të banorëve të kësaj zone
Këtë të enjte është mbajtur një debat me qytetarë për planin rregullues urban për zonën e dytë të qytetit.