Kuvendi komunal i Ferizajt të martën ka debatuar raportin e punës së kryetarit të komunës për vitin 2010. Fillimisht para këshilltarëve një ekspoze ka paraqitur kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, duke thënë se raporti i punës së tij, pasqyron në mënyrë të detajuar përkushtimin e qeverisë lokale për rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve. Sipas tij gjatë vitit 2010 qeverinë lokale e ka karakterizuar një përgjegjësi e lartë, transparencë e plotë dhe llogaridhënia.”Kemi qenë shumë të angazhuar në implementimin e politikave buxhetore. Kemi shënuar rritje të të hyrave buxhetore. Gjatë vitit 2010 kemi pasur me rishikim të buxhetit një rritje për afro 400 000 euro. Kemi shënuar rritje të madhe në inkasimin e tatimit në pronë, ndërsa kemi qenë të kujdesshëm në shpenzime”, ka thën Xhemaili, duke shtuar se viti 2010 është vlerësuar si viti më i suksesshme edhe sa i përket investimeve në të gjitha sferat. Sipas tij vetëm 10% e projekteve të planifikuara janë bartur për këtë vit, për shkak të vëllimit të punës. “Janë implementuar shumë projekte që kanë pasur për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes për qytetarët, kanalizimeve, asfaltimit të rrugëve, projekte ambientale, intervenimet në infrastrukturën shkollore, shëndetësi. Për herë të parë kemi realizuar projekte edhe në sferën e sigurisë, me rregullimin e dy nënkalimeve dhe një muri mbrojtës për gjatë vijës hekurudhore”, ka thënë Xhemaili.
Pas fjalës së kryetarit, ka filluar debati për punën e 11 drejtorive të komunës dhe zyrën e prokurimit, ku opozita edhe njëherë ka kërkuar një plan të punës së kësaj zyreje, të cilin kryetari edhe e ka premtuar se do t’u sjell këshilltarëve, në ndonjërën nga seancat tjera. Në seancën e rradhës së Kuvendit Komunal të Ferizajt, u debatua raporti vjetor i punës për vitin 2010,