Fillimisht Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, para këshilltarëve theksoi se në raport janë të pasqyruara të gjitha veprimtaritë e kryera gjatë vitit 2012, duke përfshirë ecurinë financiare të komunës me të hyrat dhe shpenzimet buxhetor, realizimin e veprave publike me inters për qytetarët, partneritetin me minsitritë e linjës në realizmin e shumë veprave publike, partneritetin me donatorët e jashtëm në sferën e investimeve kapitale, ngritjen e kapaciteteve në shërbimet administrative si dhe fuqizimi i politikave strategjike në ngritjen e kapaciteteve ekologjike dhe ambientaliste të komunës.
"Si kryetar komune me një mandat të cunguar, kujtoi se ia kam dalë bashkë me stafin tim dhe juve , miratimin e një buxheti për vitin 2013, në të cilin janë paraparë investime në fushën strategjike të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore, përfshirë zgjerimin dhe funksionalizimin shumë më të mirë të rrugëve të dëmtuara në dy nga hyrjet-daljet kryesore të qytetit, ngritjen e hapësirave të reja të gjelbëruara dhe investime të rëndësishme në fushën e shërbimeve publike, infrastrukturës shkollore e shëndetësore" ka thënë Aliu, për t’u ndalur edhe tek aspektet që lidhen me shpenzimet buxhetore.
Sipas tij, gjatë vitit fiskal 2012 është shënuar një efikasitet i lartë në shpenzimet e buxhetit, duke arritur shkallën e 95% dhe gati qind për qind të shpenzimit të grantit qeveritar.
"Kemi rritur shkallën e zërit kryesor të të hyrave komunale, tatimi në pronë, në krahasim me vitin paraprak. Por kemi pasur edhe ngecje në ndonjërin prej pozicioneve, me theks të veçant të hyrat nga gjobat policore, të cilat nuk janë kompetencë e komunës në fushën e arkëtimit, por janë kompetencë e komunës në fushën e shpenzimit" ka shtuar Aliu.
Një punë e mirë sipas të parit të Ferizajt, Agim Aliu, është bërë në uljen e shpenzimeve në disa kategori duke përmendur uljen e shpenzimit të telefonisë, reprezentacionit , derivateve etj.
"Kemi ruajtur trendin pozitiv në fusha të rëndësishme të menagjimit të kapacitetev tona, e në disa sektor janë shënaur edhe përparime" ka thënë kryetari Agim Aliu.
Ky raport ndryshe është kundruar nga opozita e cila ka paraqituer edhe vërejtjet e saja. Shefi i grupit kuvendor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faruk Guri, ka ngritur shumë çështje që sipas tij nuk janë në raport e që janë me interes për qytetarët. Sipas tij në këtë raport mungon raporti për objektet me koncesion, shihet se ka shumë parregullësi në zyrën e prokurimit, ka diferenca në mes vlerës së planifikuar dhe kontratave, duke sjell edhe shembuj nga projektet të ndryshme që sipas tij kanë shënuar rritje deri në 500%."Nuk di si me quajt keqpërdorim apo keqmenaxhim të parasë publike, besoi se të gjitha këto projekte ishin realizuar me gjysmën e mjeteve të harxhuara për to " ka thënë Guri, cili ka adresuar vërejtjet e tij edhe në sektorët e tjerë si në planifikim, kulturë, rini e sport, për tu ndalur tek sektori i bujqëesisë arsimit dhe shërbimeve publike, ku ka kërkuar informacione shtesë për përfituesit e subvencioneve, punësimet në kompanitë publike dhe në arsim, uzurpimet e pronës publike, raportin e auditorit të brendshëm, dëmet në pyjet e Ferizajt etj.
Edhe Kemajl Ramadani nga AAK-ja, ka adresuar vërejtetjet e tij në këtë raport duke u ndalur tek gjetjet që ka sjellë auditori i brendshëm, gjendjen në arsimin e Ferizajt, duke përmendur numrin e punëtorëve që janë jasht listës së pagave etj. Shumë çështje ka ngitur edhe këshilltari i LDK-së, Ymri Hashani, duke kërkuar shpjegime nga drejtuesit e drejtorive përkatëse.
Në anën tjetër, Avdulla Hoxha, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se raporti përmbledhë ecurinë e të gjitha punëve të mira që ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, dhe ekzekutivi komunal. Ai ka thënë se komuna me sukses po e përmbyll fazën e investimeve në infrastrukturë dhe projekte të ujit dhe kanalizimit dhe tash po i kthehet projekteve strategjike, të cilat edhe gjenerojnë vende të punës.Hoxha, meritat për këtë ia ka adresuar kryetarit dhe njësisë për zhvillim ekonomik.
"Kjo njësi ka punuar shumë në promovimin e potencialeve për investitorët e jashtëm, jetësimin e projekteve me donatorë.Sivjet kemi donacionin e BE-së për çerdhen e re në vlerë prej 650 mijë euorve, ndarjen e zonave për zhvillim ekonomik ku do të investohën 3 milion euro dhe do të hapen 300 vende të reja të punës, jetësimi i projektit të gasit nga firma italiane përfaqëson aktivitetin real të kësaj zyreje dhe ekzekutivit" ka thënë Hoxha, për të shtuar se komuna e Ferizajt është ndër të rallat në Kosovë që ka shpenzuar buxhetin në masën 95%.
Këshilltarët komunal kanë diskutuar mjaft shumë për raportin e punës, ndërsa në fund në të gjitha pyetjet janë përgjigjur drejtorët e Drejtorive komunale, por edhe Kryetari I Ferizajt, Agim Aliu.
Kuvendi Komunal i Ferizajt në një senacë të rregullt ka debatuar të hënën raportin e punës së kryetarit të Ferizajt për vitin 2012, i cili nuk ka kaloi edhe pa debat në mes pozitës dhe opozitës.