
“Sipas procedurave ligjore dhe pas leximit të para nga ana e Kuvendit të Komunës, Komuna jonë ka organizuar këtë diskutim publik lidhur me Draft Statutin e Qendrës për Punë Sociale një akt ligjor juridik më të cilin organizohet veprimtaria dhe kompetencat e Qendrës për Punë Sociale”, është shprehur Zhinipotoku.
Ndërsa, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Musa Baftiu, të pranishmit në sallë i ka njoftuar me një historik të shkurtër të kësaj qendre, ndërkaq ka theksuar se një statut duhet ta ketë edhe kjo qendër për të ushtruar veprimtarinë e vet sa më mirë dhe në kuadër të kompetencave që ju lejohet.
Ndërsa të pranishmit kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre më këtë draft statut të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Kjo Qendër që nga viti 2009 funksionon në kuadër të Komunës së Ferizajt.
Këtë të premte në sallën e mbledhjeve është mbajtur debate për Draft Statutin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.