Komisioni për Amandamentimin e Kushtetutës nesër do të jetë në Ferizaj. Ky komision po vazhdon të mbaj takimet konsultative me të gjithë qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës. Amandamentimi i Kushtetutës, do të mundësojë zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit .
Takime do të mbahet nesër 25 tetor 2011 ( e martë) , duke filluar nga ora 11:00 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Pjesëmarrja sa më masovike e bënë më përmbajtjesore këtë debat.
Ftohen qytetarët, mediat, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në debatin publik të Komisionit për amandamentimin e Kushtetutës.