Gjatë një pritjeje, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, e njoftoi përfaqësuesin e TFAS, Matthew Kwasiborski sidomos me zhvillimet ekonomike dhe arsimore në Ferizaj dhe në Kosovë, si dhe me përpjekjet që po bën Komuna e Ferizajt për të vënë në jetë plane veprimi, që do ta nxisnin zhvillimin ekonimi dhe hapjen e perspektivës për një mirëqenie më të lartë të ferizajasve.
“Ne kemi hartuar mbi 60 koncep-tbiznese, të cilat po ua ofrojmë investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm, po bëjmë përpjekje për aftësimin e hapësirave ku do të mund të bëheshin investime, ndërkohë që po mendojmë për themelimin e një fondi për mbështetje shtesë për zhvillimin e bujqësisë, tha ndër të tjera kryetari Svarqa.
Ndërsa përfaqësuesi i Fondi për Studimet Amerikane (TFAS), Kwasiborski , paraqiti ofertën që të bëhet përzgjedhja e dy-tre studentëve ferizajas, të cilët kanë treguar seriozitet dhe suksese të larta në mësime, për t’ua mundësuar studimin në TFAS.
Këtë dakordim kryetari Svarqa dhe Matthew Kwasiborski thanë se e kuptojnë vetëm si fillim të bashkëpunimit të ndërsjellë, i cili mund të jetë me përfitime për të dyja palët.
Komuna e Ferizajt dhe Fondi për Studime Amerikane (TFAS), u dakorduan sot për fillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, i cili qëndron në mbështetjen e dërgimit të studentëve ferizajas për të studiuar në programe që mësojnë parimet e qeverisjes, ekonominë e tregut të lirë dhe të lidershipit të nderuar për studentët dhe profesionistët e rinj.