Punën njëvjeçare të saj ,sot e prezantoi edhe Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim në Ferizaj. Ajo shpalosi realizimin e shumë projekteve të rrugëve,kanalizimeve ,ujësjellësit,shkollave,objekteve të shëndetësisë, atyre ambientaliste dhe të tjera. Ardian Ferizi ,drejtor i Drejtorisë për planifikim dhe zhvillim tha se ky vit për këtë drejtori ishte i suksesshëm si në realizim të projekteve po ashtu edhe në shpenzimet kapitale me një përqindje prej 92.41%. Ai tha se gjatë këtij viti kanë realizuar edhe pak projekte që kishin mbetur nga viti 2010. Këtë vit janë realizuar 31 projekte të kanalizimit, kurse gjatësia e rrjetit të ujësjellësit ishte impementuar për 95 kilometra.” Nga kjo shume e projekteve ne fshatra kemi realizuar 14 projekte te kanalizimit me një gjatësi prej 84,214 metra, ndërsa në qytet kemi realizuar rrjete kanalizimi ne 17 projekte te ndryshme me gjatësi prej 5,775 metrave. Po ashtu kemi finalizuar projektet edhe ne rrjetin e ujësjellësit me gjatësi prej 1,530 metrave. Dhe ne total kanalizime dhe ujësjellës kemi pasur 94,939 metra apo afërsisht 95 kilometra gjatësi”, tha drejtori Ferizi.
Kurse lidhur me projektet e rrugëve ,drejtori për planifikim dhe zhvillim në Ferizaj tha se kanë realizuar 21 projekte të asfaltimit të rrugëve ,ku plus kësaj ka edhe 6 rrugë të shtruara me kubëza betoni,kurse edhe 19 rrugë janë rregulluar nga fondi me participim i qytetarëve,e që në total dalin të jenë asfaltuar 47 rrugë.”Nga këto 21 projekte te rrugëve janë asfaltuar apo shtruar ne kubeza ne total 47 rruge te ndryshme. Vlene të theksohet se 19 rruge janë shtruar nga fondi për participim me qytetare, e qe ne fakt ka qene një projekt i ndare ne disa llote, ndërsa një rruge ka mbete te asfaltohet ne vitin e ardhshëm për shkak te një problemi pronësor. Ndërsa 2 projekte tjera kane pasur nga 4, respektivisht nga 8 rruge qe janë asfaltuar. D.M.TH. ne total nga 21 projekte janë asfaltuar 47 rruge. Po ashtu janë shtruar me kubeza 2 trotuare te ndara me gjatësi prej 1445 metra gjatësi”, është shprehur Ferizi.
Sipas zyrtarëve ,drejtoria e planifikimit dhe zhvillimit edhe sivjet ka punuar mirë edhe për mjedisin ,duke realizuar një varg projektesh ambientaliste.”Përveç projekteve të infrastrukturës ne këtë vit është vazhduar nga viti 2010 edhe projekti më i madh ambientalist, rregullimi i parkut te Lirisë, projekt ky i punuar ne dy faza. Ndërprerja e projektet është bere sepse gjate gërmimeve ne park janë gjetur mjete të pashperthyera nga lufta e II botërore.
Po ashtu janë punuar edhe 2 hapësira te gjelbra ne qytet me mjetet e Komunës, si dhe 4 hapësira te tjera me participim te USAID-it dhe Komunës sonë. Me këto projekte janë shtuar në mënyrë te ndjeshme hapësirat e gjelbra ku qytetaret tanë mund ta kalojnë kohen e lire”, tha Ferizi.
Edhe sa i përket fushës së arsimit ,komuna e Ferizajt sivjet ka realizuar 18 projekte,për të shtuar edhe 3 projekte të shëndetësisë,të mbikëqyrura nga drejtoria e planifikimit” Gjatë këtij viti janë realizuar edhe 18 projekte te Arsimit nga buxheti 2011, ku janë përfshire 3 anekset e shkollave si dhe meremetimi i 15 te tjerave, dhe te gjitha kane përfunduar sipas dinamikes se parapare. Po ashtu ketë vit kemi pasur edhe 3 projekte te Drejtorisë se Shëndetësisë te projektuara dhe te mbikëqyrura nga Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim. Projekte te cilat kane përfunduar suksesshëm sipas dinamikes se parapare”, tha Ferizi.
Po ashtu gjatë vitit që po e lëmë pas komuna ka realizuar edhe projekte të lëmive të tjera,si në administratë 2 projekte,pastaj kulturë 3 projekte,emergjencë 1,si dhe 2 sosh të ndriçimit të rrugëve. Zyrtarët komunalë të kësaj drejtorie kanë bërë të ditur se në planet e tyre për vitin vijues janë edhe një sërë projektesh infrastrukturore të të gjitha fushave,që do ndikojnë pozitivisht në krijimin e kushteve për qytetarët e kësaj komune.” Ndërsa për vitin e ardhshëm 2012 parashihen edhe 15 projekte te kanalizimeve ne qytet dhe 16 projekte te tjera ne fshatrat e Komunës sonë, me çka edhe e përmbyllim objektivin për shtrirjen e rrjetit te kanalizimeve ne te gjitha lokacionet e komunës sonë, ne përjashtim te Jezercit dhe Burrnikut, për ku do te analizohen forma tjera te trajtimit te ujerave te zeza për shkak te specifikave qe kane si dhe numrit te vogël te banoreve. Po ashtu ketë vit do te behet edhe studimi i fizibilitetit per trajtimin e ujerave te zeza ne Komunën tone, projekt i financuar nga Komisioni Evropian.Nga qeveria Zvicerane dhe ajo e Kosovës do te kemi investime shtese ne rrjetin e ujësjellësit te qytetit, ku nga viti i ardhshëm do te investohen 5 milion franga nga qeveria zvicerane, 750 mije euro nga qeveria e Kosovës, si dhe 250 mije euro nga buxheti i Komunës. Po ashtu vlen te thuhet se qeveria Zvicerane se bashku me Komunën do te investojnë ne proporcion 50:50 edhe ne sistemet e ujësjellësit për 6 fshatra tjera”,ka thënë numri një i Drejtorisë së planifikimit, zhvillimit dhe Rindërtimit.
Drejtori Ferizi , ka thënë se në vitin e ardhshëm do të punojnë edhe në projekte të rrugëve.” Ndërsa sa i përket rrugëve ne vitin e ardhshëm kemi planifikuar 5 projekte asfaltimi, ku njëra prej tyre do te jete edhe asfaltimi i rrugëve me participim te qytetareve për çka kane shprehur interesim me shume se 25 rruge qyteti dhe fshati. Po ashtu janë përfunduar projektet edhe për disa rruge regjionale te cilat pritet te realizohen nga Qeveria qendrore”, tha Ferizi, duke shtuar se në vitin 2012 do të realizohen më shumë projekte ambientaliste. Projekte më të mëdha do të ketë në fushën e arsimit.”Ndërsa për vitin e ardhshëm drejtoria e arsimit ka planifikuar te ndërtoje një shkolle te re, te meremetoj 6 shkolla tjera, te ndërtoj rrethoja per 7 shkolla, si dhe te ndërtoj 3 fusha sportive dhe 1 oborr shkolle për nevoja te shkollave. Ne total kemi 17 projekte te arsimit për vitin e ardhshëm. Po ashtu 5 shkolla te tjera kane përfituar fonde nga Komisioni Evropian për meremetime nga projekti i efiqiences se energjisë.
Projekt tjetër me rendësi qe do fillon vitin e ardhshëm është edhe fillimi i punimeve te Qendrës se ekselencës, projekt ky i financuar nga qeveria e Luxemburgut ne vlere prej 4 milion eurove”.
Në vitin 2012 do të ketë edhe projekte në lëmin e shëndetësisë ku për vitin e ardhshëm do te jete ndërtimi i Emergjencës se Kujdesit Primare Shëndetësore. Projekt me prioritet te larte propozuar nga Drejtoria për Shëndetësisë.
Vlen të theksohet se projektet kryesore për vitin e ardhshëm do te jene ato nga Shërbimet Publike dhe Emergjenca siç është Ndërtimi i Qendrës se II te Zjarrfikëseve, si dhe ndërtimi i 2 zyrave te vendit për administratën komunale. Vlen te theksohet se Komuna jone është përfituese edhe te 2 projekteve tjera nga Komisioni Evropian, dhe atë për ndërtimin e një fushe futbolli si dhe për rregullimin e Bifurkacionit.
Po ashtu është ndare një linje e veçante buxhetore për ndriçimin e rrugëve te pandriçuara te qytetit ne mënyrë qe edhe ketë nevoje te qytetareve ta përmbyllim me sukses.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Planifikimit, Zhvillimit dhe Rindërtimit në Ferizaj, Ardian Ferizi, ka shpalosur punën e tij të bërë gjatë këtij viti.