Drejtori Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Ferizaj, Vesel Zhinipotoku, ka thënë se qytetarët të cilët kanë bërë nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme si certifikata të lindjes, vdekjes dhe ato të martesës nuk kanë më nevojë t’u drejtohen sporteleve të Sektorit të Gjendjes Civile për ta nxjerrë këtë dokument, duke ditur se kjo është vendosur me ligjin përkatës dhe ato janë të paafatizuara. Sipas drejtuesve komunal të Administratës dhe Personelit , dokumentet si : certifikatat e lindjes, vdekjes dhe ato të martesës vlejnë gjatë gjithë jetës , përveç certifikatës së kurorëzimit. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Administratës dhe Personelit, Vesel Zhinipotoku , ka thënë se ky ndryshim i ligjit krijon lehtësira të mëdha për të gjithë qytetarët. “Me herët, afatshmëria e tyre ishte 6 muaj, ndërsa tani e tutje është krijuar mundësia që ato të jenë të paafatizuara”, ka thënë Zhinipotoku.
Ai më këtë rast u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët posedojnë certifikata të lindjes pas datës 27 shtator të vitit 2007 , certifikata të lindjes, martesës apo të vdekjes të gjitha ato janë valide dhe vlejnë për të gjithë.
Certifikatat e lindjes, të vdekjes dhe ato të martesës tanimë në bazë të ligjit do të jenë të paafatizuara. Këtë e bënë të ditur drejtues të Drejtorisë Komunale të Administratës dhe Personelit në Ferizaj.