
Certifikatat jo origjinale mund të hyjnë në përdorim pa problem brenda Kosovës, por me to mund të kalohet edhe kufiri me Shqipërinë. Zyrtarët thonë se kanë certifikata origjinale, për aq sa mund të jenë kërkesat për nxjerrjen e një dokumenti që qytetarit i nevojitet për ndonjë shtet të huaj.”Certifikatat origjinale të shpërndara do të jenë në sasi të kufizuar dhe është kërkuar nga ne që ato certifikata origjinale tu ipen vetëm palëve në rast të aplikimit për vula apostile për nevojat e shërbimeve adminsitarive jashtë shtetit”, është shprehur Zhinipotoku. Autoritetet komunale të Ferizajt, duke u mbështetur në njoftimin e Agjensionit të Regjistrimit civil thanë se ky sistem do të ndërrohet atëherë kur do të bëhet pajisja e mjaftushme me certifikata origjinale.
Në pamundësi të absorbimit të të gjitha kërkesave që janë gjatë muajve korrik –gusht për nxjerrje të dokumenteve të ndryshme , Agjencioni i Regjistrimit civil gjatë kësaj periudhe do të lëshojë vetëm certifikata të kopjuara, por të cilat janë valide, duke ditur se është një mungesë e certifikatave origjinale.