Cedar Falls, Robert Green bashkë me Rektorin e Universitetit të IOWA-së Veriore, Mark Nook vizituan edhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
24/05/2023 08:04
Në kuadër të vizitës së Kryetarit të Cedar Falls, Robert Green bashkë me Rektorin e Universitetit të IOWA-së Veriore, Mark Nook dhe drejtues e profesorë nga ky universitet, vizituam edhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ku u pritëm nga Rektori Agron Bajraktari si dhe Kolegjin Universitar UBT ku u pritëm nga Rektori Edmond Hajrizi, për të ndarë përvojat, mundësitë e bashkëpunimit e shkëmbimeve, si dhe potencialin e dyanshëm akademik në dobi të shoqërive tona.