
Është bërë e ditur se në sektorin e Gjendjes Civile janë angazhuar edhe praktikantë të cilët kanë të përfunduar edhe fakultete në mënyrë që tu dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe të ofrohen shërbime shumë më cilësore. “Jemi vazhdimisht në përcjellje, po që se shtohet ende numri i kërkesave ne do të angazhojmë edhe stafin tjetër nga sektorët e ndryshme të komunës”, tha Zhinipotoku.
Sektori i Gjendjes Civile në Ferizaj, tashmë është pajisur me të gjithë llojet e dokumentacioneve nga Ministria e Punëve të Jashtme. U bë e ditur se certifikatat e lindjes janë të pa afatizuara dhe qytetarët mund te kryejnë te gjitha shërbimet me ato certikfikata te cilat i kanë nxjerrur kohë më parë. Në sektorin e Gjendjes civile qytetarët mund të nxjerrin certifikatë të lindjes, të statusit martesor, certifikatë familjare, certifikatë të vendbanimit si dhe certifikata të vdekjes.
Kërkesat janë shtuar nga ana e bashkatdhetarëve por edhe nga nxënësit që tashmë kanë filluar procedurat e regjistrimit.