Kryetari i komunës së Ferizajt,Bajrush Xhemaili tha se korniza afatmesme buxhetore do të mundësojë përdorimin e burimeve financiare në mënyrë efikase dhe eficiente. "Vlera e mjeteve në dispozicion për investime kapitale për vitin 2012 do të jetë 6.7 milion euro, e cila vlerë nuk do të mund të finansojë tërë listën e propozuar për investime kapitale. Kjo na obligon që gjatë zhvillimit të procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2012, gjatë dëgjimeve publike të hartojmë listën prioritare mbështetur në mundësitë buxhetore" ka thënë Xhemajli. Kurse drejtori i drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit në Ferizaj ,Ardian Ferizi ka përmendur edhe disa nga shumë projektet të cilat kanë hyrë në listën e projekteve të propozuara për realizim për vitin 2012,e të cilat janë të të gjitha lëmive infrastruturore. Pas kësaj lindi edhe debati i asambleistëve të Kuvendit të Ferizajt,të cilët edhe pse në parim mbështetën Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2012-2014, dhanë edhe disa vërejtje të tyre lidhur me projektet e futura për realizim listën e projekteve për vitin 2012. Hetem Ibrahimi nga PD-ja ka thënë se disa nga këto projekte nuk janë të arsyeshme të realizohen në këtë kohë, duke kërkuar që edhe për ca kohë të mos mendohet për komoditet, por komuna të merret me çështje kruciale të banorëve të zonave apo të mendojë për subvencionime të fermerëve dhe të ngjashme. Blerjen e veturave e kontestuar edhe shefi i gr.parlamentar të LDK-së, Faruk Guri. Ndërkaq,Ylber Topalli ,asambleist nga radhët e PDK-së përkrahi fuqishëm hartimin e Kornizës së afatmesme buxhetore për vitet 2012-214. Ndër të tjerash, në këtë seancë të Kuvendit, me inicim të Grupit parlamentar të LDK-së deputetët gjithashtu kanë diskutuar edhe për autostradën “Ibrahim Rugova”traseja e të cilës ishte vendosur që të mos jetë kah Shtimja, poashtu të gjithë asalmbleistët sot përkrahën fuqishëm deklaratën e Kuvendit të Ferizajt,me ç’rast besuan edhe njëherë në pafajësinë e ish –kryeministrit të Kosovës,Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në Tribunalin e Hagës.
Kuvendi komunal i Ferizajt në seancën e sotme ka diskutuar dhe miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2012-2014 ,dokumnet ky strategjik dhe tejet i rëndësishëm mbi bazën e të cilit do të zhvillohet procesi i hartimit të projektbuxhetit për vitet 2012-2014.