Një rregullore e re, mbi ndarjen e bursave për studentët e Komunës së Ferizaj, e cila ishte hedhur për diskutim në Kuvendin Komunal të Ferizajt, sipas Agim Berishës, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, për shkak të zgjedhjeve që ishin, për atë rregullore nuk ka mundur të bëhet diskutim ashtu siç e meriton një rregullore për ndarjen e bursave. “Ne do të shpallim këto ditë konkursin për bursistë të universitetit por edhe këtë vit do të shkojmë me rregulloren e vjetër, derisa të mos aprovohet rregullorja e re, ne do të vazhdojmë me rregulloren e vjetër”, ka thënë Berisha, duke bërë të ditur se mjetet financiare për ndarjen e bursave për studentët, janë të ndara nga buxheti i vitit 2011, që i bie nga 500 euro për studentë gjatë gjithë vitit.
Bursat për studentë edhe këtë vit parashihen të ndahen për 50 studentë të rinjë, ndërsa 50 të tjerëve do t’u vazhdohet dhënia e tyre
Bursat për studentë edhe këtë vit parashihen të ndahen për 50 studentë të rinjë, ndërsa 50 të tjerëve do t’u vazhdohet dhënia e tyre.