Ka filluar shpërndarja e nëngrandeve për bujtinat në komunën e Ferizajt. Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale të Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit, njëherësh edhe udhëheqës i këtij projekti Mustafë Grainca, ka thënë se deri më tash tetë bujtina janë furnizuar me elementet e nevojshme.
“Mbështetur në kërkesat e pronarëve të tyre për t’i funksionalizuar këto bujtina në interes të zhvillimit të turizmit rural. Shpërndarja e nëngrandeve është një prej fazave më të rëndësishme në kuadër të realizimit të projektit ,,Zhvillimi i turizmit në regjioni lindje”, finacuar nga Komisioni Europian dhe mbikëqyrur nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Europian”, ka thënë Grainca.
U bë e ditur se shpërndraja e tyre do të bëhet edhe gjatë ditëve në vijim si në komunën e Shterpcës, Vitia, Kllokoti, Hani Elezit dhe Kaçanikut.
Filloj shpërndarja e nëngranteve për bujtinat në kuadrin e projektit “ Zhvillimi i Turizmit Rural në Regjionin Lindje” financuar nga Komisioni Europian.